DYLON

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, priti në takim këshilltarët ushtarak italian

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, priti në takim këshilltarët ushtarak italian
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës / njoftues, këshilltarët ushtarak italian, Kolonelin Giovanni Ventura dhe Kolonelin Osvaldo Ceroni.

Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Kolonel Ventura për shërbimin e tij të deri tanishëm si këshilltar ushtarak, duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje të lartë për punën e tij. Gjithashtu i shprehu mirëseardhje dhe i uroi për detyrën e re si këshilltar ushtarak Kolonel Ceronit.

EkoHigjiena

KOMFSK diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës si dhe planet bilaterale lidhur me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta.

Në fund të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet të zhvillohen edhe më tutje duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj, njofton FSK. /2LONLINE/