DYLON

Vihet gurthemeli i objektit të AMF-së në Uglar

Vihet gurthemeli i objektit të AMF-së në Uglar
Avatar photo Redaksia

‘Është vënë gurthemeli për ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Uglar, e cila pos që do të ofroj shërbime cilësore për banorët e këtij lokaliteti, do të ketë edhe infrastrukturë moderne”, njoftojnë drejtuesit e Komunës.

Në këtë ngjarje ishin edhe disa nga deputetët nga Kuvendit të Kosovës nga Gjilani, ata nga KK Gjilan, drejtorë, zyrtarë të tjerë komunalë e shëndetësorë dhe përfaqësuesit e fshatit.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ndërtimi i Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Uglar po bëhet me qëllim për t’i përmbushur nevojat e banorëve të këtij lokaliteti me shërbime mjekësore.

Ai shpreson se punët do të kryhen mirë dhe shpejt.

“Së bashku me deputetë, asamblistë dhe drejtorë, vumë gurthemelin e AMF-së në Uglar”, tha Hyseni.

Sipas tij infrastruktura e re dhe moderne, me një hapësirë prej 180 metrash katrorë dhe një vlerë prej rreth 130,000 euro, do të ofrojë shërbime cilësore dhe lehtësisht të qasshme për banorët.

“Java e shëndetësisë, sapo ka filluar, na presin edhe shumë lajme të reja deri të premten”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit. Alban Hyseni.  /2LONLINE/