DYLON

FSK del me njoftim lidhur me ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë” 

“Ujku i Çeliktë”
Avatar photo Redaksia

“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 03-14 Nëntor 2024, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushor  “Ujku i Çeliktë”  ku do të marrin pjesë njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportitit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

EkoHigjiena

E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë” , andaj kërkojmë mirëkuptim  nga qytetarët e Kosovës gjatë kësaj periudhe të realizimit të ushtrimit”, thuhet në njofitmi ne FSK-së.  /2LONLINE/