DYLON

Drita shënon fitore bindëse, bënë edhe një hap tutje drejt kreut të tabelës

Drita shënon fitore bindëse, bënë edhe një hap tutje drejt kreut të tabelës
Avatar photo Redaksia

Skuadra e Dritës ishte më e mirë se skuadra nga kryeqendra, Prishtina, pasi e dominojë në tërësi lojën dhe edhe me tri gola të shënuar, e duke mos pranuar gol, i arkëtoi tri pikë të reja, duke e bërë kështu edhe një hap të sigurt drejt kreut të tabelës.

Ekipi gjilanas luajti mirë dhe në pjesëlojën e parë e konkretizojë këtë edhe me dy gola. Fillimisht shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia (22’) e më pas, rrjetën e kundërshtarit e tundi edhe Albert Dabiqaj (24’).

EkoHigjiena

Me rezultatin 2 me 0, u përmbyll pjesëloja e parë.

Ndonëse ishin më të qetë për shkak të epërsisë, skuadra bardh e kaltër vazhdojë edhe në pjesën e dytë ta kërkojë golin, e që erdhi në minutën e 88-të, sërish Dabiqaj ishte realizator, pas një aksionit të mirë të Dritës.

Pra epilogu final i takimit të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll: Drita – Prishtina 3:0.

Tani skuadra e Dritës ka 18 pikë dhe ndodhet në pozitën e  tretë të tabelës, me një pikë më pak se vendi i parë e i dytë, por se mos të harrojmë se skuadra gjilanase i ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe do të mjaftonte fitorja në njërën nga  nga këto ndeshje të mbetura për ta rrëmbyer kreun e tabelës. /2LONLINE/