DYLON

Vihet gurthemeli i stadiumit KF “Kika” në Hogosht

Vihet gurthemeli i stadiumit KF “Kika” në Hogosht
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Zëvendësministren Daulina Osmani, Presidentin e Federatës së Futbollit Agim Ademi, Kryetarin e klubit Naim Biqkaj, lojtarë e futbolldashës, kanë vënë gur themelin e stadiumit KF “Kika” në Hogosht.

I pari i komunës tha se ky është investimi kapital me vlerën më të lartë në sport në Kamenicë.

EkoHigjiena

“2.1 milionë euro është vlera e investimit në këtë terren sportiv që u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit“.

Ky është investimi kapital me vlerën më të lartë në këtë sport në Kamenicë.

“Një investim i përbashkët, një projekt modern, për një klub me traditë të gjatë e talentë të shumtë. Urime për të gjithë!”, ka tënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/