DYLON

U bë pranim-dorëzimi i Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale

U bë pranim-dorëzimi i Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në takim znj. Jennifer Ober – drejtoreshë e Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, me ç’rast në mënyrë protokollare ajo i ka dorëzuar kryetarit Haliti, Planin për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale.

Kryetari Haliti, fillimisht ka falënderuar USAID-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën e Vitisë dhe me këtë rast, ai theksoi se ky plan është shumë i rëndësishëm dhe ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe gjithëpërfshirjen në ofrimin e këtyre shërbimeve për qytetarët tanë, në Zyrën Kadastrale Komunale (ZKK).

EkoHigjiena

Përndryshe, përmes këtij bashkëpunimi, do të punohet në: Rritjen e kapaciteteve të stafit, përmirësimin e infrastrukturës, avancimin e teknologjisë për një ofrim më të lehtë të shërbimeve, dhe prioritizimin e të drejtës së trashëgimisë për grupet e përjashtuara shoqërore, veçanërisht gratë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar për të siguruar që shërbimet kadastrale të jenë të pranueshme dhe të barabarta për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/