DYLON

MARSHI kundër kancerit të gjirit në kuadër të muajit “ROZË”

MARSHI kundër kancerit të gjirit në kuadër të muajit “ROZË”
Avatar photo Redaksia

Me moton “Kanceri i gjirit kurohet, mjafton të zbulohet herët,” sot në qytetin e Gjilanit është mbajtur një marsh sensibilizues për ndërgjegjësimin rreth sëmundjes së kancerit të gjirit, si dhe në përkrahjen e personave të prekur nga kjo sëmundje.

Ky aktivitet u organizua nga komuna e Gjilanit, DSHMS, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe QRSHP në Gjilan.

EkoHigjiena

”Mbështetje të madhe kemi pasur nga kryetari i komunës, z. Alban Hyseni, nënkryetarja e komunës, znj. Leonora Bunjaku, deputetja znj. Arjeta Rexhepi, drejtoresha për buxhet dhe financa znj. Herolinda Murati Leka, Policia e Kosovës në komunën e Gjilanit, drejtoresha e infermierisë së SRGj, znj. Vlora Shala, punëtorët e SRGj në Gjilan, OJQ “Gruaja Hynore,” shoqata e pensionisteve dhe gratë asambliste të KK të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.

Marshi përfundoi në teatrin e qytetit të Gjilanit me një panel diskutimi, ku hapjen e këtij diskutimi e bëri Dr. Ramize Ahmeti-Ibrahimi, e cila shpalosi të gjitha aktivitetet e realizuara për këtë muaj, si koordinatore e cilësisë dhe grupit të edukimit, të përbërë nga koordinatorja e edukimit në komunitet, Msc. Inf. Xhevahire Ymeri, koordinatorja e ZHVP, Bsc. Inf. Mesefae Maliqi, dhe infermieria e edukimit në komunitet, Magribe Mustafa.

“Falënderojmë drejtorin Dr. Basri Kamberi, zv. drejtoreshën Dr. Merrushe Ajeti, kryeshefen Dr. Fatime Sadiku, dhe kryeinfermieren Msc. Violeta Hasani-Mustafa për përkrahjen e tyre të vazhdueshme në këto aktivitete, në kuadër të muajit tetor, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Një falënderim i veçantë i drejtohet znj. Magbule Kqiku dhe moderatores Bleta Kqiku, të cilat kanë qenë gjithmonë në mbështetje të çdo aktiviteti të realizuar”, thuhet në njoftim të QKMF-së.  /2LONLINE/