Dogana e Kosovës parandalon futjen e mallrave me afat të skaduar
“Në terminalin doganor të Vërmicës, oficerët tanë zbuluan mallra me afat të skaduar gjatë një kontrolli të detajuar. Produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira gomuara, biskota dhe erëza u identifikuan si të skaduara dhe u fshehën mes mallrave të rregullta”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Mbi 3000 paketime të konfiskuara! Subjekti importues u ndëshkua për shkeljet e tij.
“Dogana e Kosovës vazhdon të mbrojë qytetarët dhe tregun nga produktet e pasigurta”, thuhet në njoftim /2LONLINE/
