DYLON

Derbi lokal pa fitues

Derbi lokal pa fitues
Avatar photo Redaksia

Dy skuadrat rivale nga Gjilani, FC Drita dhe SC Gjilani kanë luajtur baras në ndeshjen e javës së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ishte kjo një ndeshje interesante e luajtur në stadiumin me bari sintetik.

EkoHigjiena

E para në epërsi erdhi skuadra e Dritës përmes golit të shënuar nga Arb Manaj (35’). Shifrat u barazuan nga penalltia, kur nga pika e bardhë i saktë për skuadrën e Gjilanit, ishte Armend Thaqi (45’+2’).

Të dyja këto gola u shënuan në pjesëlojën e parë.

Në pjesëlojën e dytë edhe Drita edhe Gjilani patën rastet e tyre, por nuk  u konkretizuan, kështu që ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. 

Tani Drita ka 13 pikë të grumbulluara nga gjashtë takime, pra i ka edhe dy lojë të pa luajtura, derisa Gjilani nga tetë javë ka grumbulluar  9 pikë. /2LONLINE/