DYLON

Futbollisti i Dritës Ilir Mustafa kryen operimin

Futbollisti i Dritës Ilir Mustafa kryen operimin
Avatar photo Redaksia

“Sot i është nënshtruar operimit të gjurit lojtari ynë Ilir Mustafa dhe sipas raportit mjekësor operacioni ka qenë shumë i suksesshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita.

Mustafa kishte pësuar lëndim të rëndë në gjurin e djathtë në ndeshjen që FC Drita pati me FC Malisheva duke këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e meniskut.

EkoHigjiena

“Iliri pritet që nesër të lirohet nga spitali dhe koha e rehabilitimit do të jetë relativisht e gjatë por që rendësi ka që gjithçka të shkojë mirë gjatë fazës së rehabilitimit. Të presim të kthehesh edhe më i fortë Ilir”,  thuhet në njoftimin e FC Drita.  /2LONLINE/