DYLON

Hidromorava: Njoftim për riparimin e FPU Velekincë dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë

Hidromorava: Njoftim për riparimin e FPU Velekincë dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë
Avatar photo Redaksia

NJOFTIM PËR RIPARIMIN E FPU VELEKINCË DHE NDËRPRERJE TË PËRKOHSHME TË FURNIZIMIT ME UJË

Të nderuar konsumatorë,

EkoHigjiena

Në kuadër të investimeve kapitale për përmirësimin e shërbimeve tona, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, po realizojmë rehabilitimin e FPU Velekincë. Ky projekt përfshin riparimin e puseve, zhvillimin e softuerit, riparimin e pajisjeve elektro-mekanike, dhe përmirësime të tjera të rëndësishme.

Për shkak të punimeve që do të kryhen, do të jetë e nevojshme të ndërpresim furnizimin me ujë SOT në intervale të caktuara dhe uji mund të vijë me ngjyrë, prandaj rekomandohet që mos të përdoret për pije gjatë ditës.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërprerje të përkohshme, pasi investimet që po realizohen do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për të gjithë konsumatorët.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Me respekt!

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan

0800 61 000