DYLON

Universiteti “Hasan Prishtina” post mortem me mirënjohje nderon Prof. Dr. Kemajl Kurteshin

Universiteti “Hasan Prishtina” post mortem me mirënjohje nderon Prof. Dr. Kemajl Kurteshin
Avatar photo Redaksia

Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë ka nderuar post mortem me mirënjohje profesorin e dalluar dr. Kemajl Kurteshi, i cili ka ndërruar jetë kohë më parë.

Prof. Dr. Kemajl Kurteshi, profesor i lëndëve biologjike, për më tepër se 30 vite ka dhënë kontributin e tij në Fakultetin e Shkencave Natyrore, drejtimi i Biologjisë, duke qenë njëri ndër ligjëruesit më të dalluar, andaj me plotë të drejtë, për kontributin e dhënë në arsimimin e kuadrove të reja, ky fakultet e ka nderuar me mirënjohje profesorin e nderuar dr. Kemajl Kurteshi.

EkoHigjiena

Familjarë të profesorit Kemajl, duke pranuar mirënjohjen kanë theksuar se dr. Kemajl Kurteshi, ka dhënë kontributin 33- vjeçar në Universitet.

‘’Mirënjohës, falënderues dhe shumë krenarë që edhe pas ikjes së tij, emri i tij ende shndritë! Faleminderit të gjithëve!’’ kanë shkruar pjesëtarët e familjes Kurteshi. /2LONLINE/