DYLON

PDK: Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Gjilan mbahet më datë 2 tetor 2024

PDK: Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Gjilan mbahet më datë 2 tetor 2024
Avatar photo Redaksia

“Kërkesën e PDK-së për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme e nënshkruan asambleistët e LDK, VV, AAK, AKR dhe Vatra. Kjo seancë është ftuar pas krijimi të gjendjes së jashtëzakonshme, pas dështimeve të jashtëzakonshme nga kryetari i Gjilanit për të realizuar 58 milion euro buxhet për investime në 41 projektet kapitale”, thuhet në njoftimin e PDK-së, Dega në Gjilan.

Sipas këtij subjekti politik, gjendja është kaotike, mbretëron bllokadë e plotë nga paaftësia, mos puna dhe mos dija e qeverisjes komunale.

EkoHigjiena

“E vetmja rrugëdalje nga kjo gjendje e jashtëzakonshme është dorëheqja e kryetarit të komunës së Gjilanit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.  /LONLINE/