DYLON

Hidromorava: Vazhdon aksioni për identifikimin e lidhjeve të paautorizuara në Viti

Hidromorava: Vazhdon aksioni për identifikimin e lidhjeve të paautorizuara në Viti
Avatar photo Redaksia

“Vazhdojnë inspektimet në Zonën e Shërbimit në Viti, ku ekipet tona kontrolluese kanë hasur në konsumatorë të pandërgjegjshëm që keqpërdorin shërbimet e ujësjellësit. Vetëm gjatë ditës së parë të inspektimit janë identifikuar 10 raste të keqpërdorimit apo vjedhjes së shërbimeve të ujësjellësit në qytetin e Vitisë me rrethinë”, thuhet në njoftimin e Kompanisë “Hidromorava”.

Të gjitha rastet e keqpërdorimit, si lidhjet e paautorizuara do të trajtohen sipas LIGJI Nr. 05/L -042, PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT dhe KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

EkoHigjiena

Vjedhja e ujit përveç që është vepër penale, është edhe jo humane pasi privon të tjerët nga e drejta universale e njeriut për qasje në ujë të pijes, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/