DYLON

Është mbajtur dëgjimi publik për rregulloren e ndarjes së bursave për studentë

Është mbajtur dëgjimi publik për rregulloren e ndarjes së bursave për studentë
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur dëgjimi publik për Rregulloren e ndarjes së bursave për studentë në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan kriteret dhe procedurat e reja për ndarjen e bursave. Pjesëmarrësit, përfshirë edhe studentët, ndanë mendimet dhe sugjerimet e tyre, duke kontribuar në përmirësimin e kësaj rregulloreje.

EkoHigjiena

Kjo rregullore përcakton procedura të detajuara për menaxhimin e ndarjes së bursave për studentët e Komunës së Gjilanit, që studiojnë në universitetet e Kosovës dhe ato brenda Komunës së Gjilanit, pa bërë dallime mbi baza etnike, gjinore, racore, fetare apo politike.

Po ashtu, përcaktohen kriteret e poentimit, kushtet e nevojshme, shpallja e konkursit, përbërja dhe detyrat e komisionit, komisioni i ankesave, si dhe procesi i ekzekutimit të pagesave.

“Falënderojmë të gjithë për angazhimin dhe pjesëmarrjen! Do të vazhdojmë të punojmë për të ofruar mundësi më të mira për të rinjtë tanë”, thuhet në njoftimin e drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan.  /2LONLINE/