DYLON

Brenda 24 orëve të fundit 68 aksidente, mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku, 13 të arrestuar

Brenda 24 orëve të fundit 68 aksidente, mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku, 13 të arrestuar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 68 aksidente trafiku, 18 me lëndime dhe 50 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Duke iu referuar statistikave policore, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 238 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 13 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.   /2LONLINE/