DYLON

Në Komunën e Kamenicës është mbajtur aksioni për pastrimin e ambientit

Në Komunën e Kamenicës është mbajtur aksioni për pastrimin e ambientit
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Kamenicës është mbajtur aksioni për pastrimin e ambientit, ku është bërë pastrimi i qytetit në tërësi si dhe janë pastruar disa deponi ilegale në Topanicë, Berivojcë, dhe në qytet.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe NPL “Dardana” Sh.A. Aksioni është mbajtur me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit, i cili ishte i paraparë të mbahet me 20 shtator, por për shkak të kushteve atmosferike është mbajtur sot më 23 shtator.

EkoHigjiena

Thasët, dorezat dhe maskat për pjesëmarrësit janë siguruar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit.

Edhe ditëve në vijim do të vazhdohet me pastrimin e deponive ilegale dhe pastrimin e ambientit në përgjithësi. /2LONLINE/