DYLON

Ja cila është përgjigja e PDK-së në ftesën publike të kryetarit të komunës për takim!

Ja cila është përgjigja e PDK-së në ftesën publike të kryetarit të komunës për takim!
Avatar photo Redaksia

“Partia Demokratike e Kosovës- dega në Gjilan, nuk e sheh të arsyeshme pjesëmarrjen e saj në takimin e ftuar të hënën me datë 23 shtator 2024, nga kryetari i komunës z.Alban Hyseni”, thuhet në përgjigjen publike të PDK-së së Gjilanit, në ftesën për takim të bërë nga kryetari komunës, Alban Hyseni.

Ja përgjigja e plotë e PDK-së

EkoHigjiena

Përgjigje publike drejtuar ftesës për takim nga kryetari komunës z.Alban Hyseni

Partia Demokratike e Kosovës- dega në Gjilan, nuk e sheh të arsyeshme pjesëmarrjen e saj në takimin e ftuar të hënën me datë 23 shtator 2024, nga kryetari i komunës z.Alban Hyseni.

Diskutimet e tilla për buxhetin e vitit 2025, duhet të bëhen në institucionin e Kuvendit Komunal, aty prej nga edhe kërkohet miratimi, e atë e bëjnë përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Gjilanit, anëtarët e KK.

PDK ka deklaruar publikisht qëndrimin e saj lidhur me bartjen e mjeteve buxhetore nga viti i kaluar.

Ndërsa qëndrimin tonë lidhur me miratimin e buxhetit komunal për vitin 2025, do ta japim pas analizimit të këtij propozimi, i cili është ardhur me shumë vonesë dhe jashtë afatit ligjor, nga ana e kryetarit të komunës së Gjilanit.

Siç e dini, ne kemi votuar çdo vendim të bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës, dhe që është në interes të qytetarëve të Gjilanit.

Asnjë propozim, vendim që vjen nga kryetari i Gjilanit për votim në Kuvendin Komunal, e që lidhet me interesat e ngushta materiale dhe financiare të kryetarit të Gjilanit dhe të klanit të tij në pushtetin komunal dhe atij qendror, PDK sigurisht që nuk do ta votojë, e këtë e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën. /2LONLINE/