DYLON

Betohen 20 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitare – gjenerata 2028

Betohen 20 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitare – gjenerata 2028
Avatar photo Redaksia

Me raportin para komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari sot në kazermën ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë u mbajt ceremonia ushtarake e betimit të 20 kadetëve të rinj të gjeneratës 2028.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjeneralë, oficerë e nënoficerë dhe familjarë të kadetëve.

EkoHigjiena

20 kadetët do të ndjekin studimet e rregullta katërvjeçare sipas plan programeve mësimore me module teorike dhe praktike sipas standardeve të akademive më të avancuara ushtarake perëndimore, njofton FSK. /2LONLINE/