DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës janë konfiskuar 12 patentë shofer

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës janë konfiskuar 12 patentë shofer
Avatar photo Redaksia

/Aktivitete javore në trafikun rrugor/

Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 13.09.2024 – 19.09.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (1566) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dymbëdhjetë (12) ngasës,

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. /2LONLINE/