DYLON

Pak histori futbolli

Pak histori futbolli
Avatar photo Redaksia

Ku e ka zhvilluar ndeshjen e parë KF “Drita”?

Kush ishin golashënuesit e saj të parë?

EkoHigjiena

Cili ishte formacioni bazë?

Kush ishte trajner dhe kush ishte kryetar klubi, pas pavarësimit të futbollit kosovar nga ish sistemi jugosllav?

Pikërisht në vitin 1991, sportistët dhe skuadrat e futbollit, përkatësisht KF Drita  refuzuan diktatin dhe diskriminimin e atëhershëm në sport dhe filluan një epokë të re të shtetndërtimit përmes organizmit të kampionatit të parë futbollistik të Kosovës.

Drita ndeshjen e parë e kishte nisur mbarë dhe si mysafir triumfon  në Llukar të Prishtinës me rezultat 3:1.

Golashënuesit e parë: Haki Azemi, Daut Murseli dhe Arben Maliqi.

Formacioni i parë i Dritës: Jaha, B.Sylejmani, Murseli, Kryeziu, I.Sylejmani(Zubaku), Suliqi(Kurtalani), Azemi, Shkodra, Hajrullahu, Maliqi dhe Krasniqi.

Trajneri i parë: Ekrem Beqiri dhe Skender Hoxha.

Kryetari i parë: Jakup V. Berisha.

Ndeshjen e parë Drita në cilësinë e vendasit e ka luajtur në fshatin Dobërqan, më 5 tetor të vitit 1991, kundër Drenicës, të cilën e ka mposhte me rezultat të ngushtë 2:1.

Të gjitha këto shënime janë të dokumentuara me shifra dhe fakte nga personat e atëhershëm zyrtar të klubit.

Me krenari dhe mburrje të lartë, këto të dhëna  ruhen nga Ekrem Beqiri, një ish maestro i futbollit gjilanas dhe ish trajner i KF Drita.

Nga 18 ndeshja sa ishin të parapara, Drita i ka zhvilluar 16 gjithsej, ndërsa dy tjera i ka fituar me rezultat 3:0(parforfe).

Nga 16 ndeshje të zhvilluara  në fushën e blertë kishte 10 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje, duke i shtuar edhe dy fitore me rezultat zyrtar..

Meqë ishte krijuar situatë e vështirë politike, Drita një ndeshje e kishte zhvilluar në cilësinë e vendasit në Përlepnicë më 9 qershor të vitit 1992, duke mposht Llapin e Podujevës me rezultat minimal 1:0.

Në nderim  të përvjetorit të  33-të të ndeshjes së parë të Dritës pas pavarësimit të futbollit kosovar, drejtuesit e KF Drita, të premten mbrëma në lokalet e bukura  të Hotel Astoria Luxury & SPA në Gjilan, organizuan  një takim rasti në nderm dhe mirënjohje për  mediat  kosovare.  /Fehmi SYLEJMANI/