DYLON

Hyseni: Rruga “Enver Miftari”, bëhet edhe me ndriçim e trotuar

Hyseni: Rruga “Enver Miftari”, bëhet edhe me ndriçim e trotuar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se pas asfaltimit të rrugës, rregullimit të kanalizimit, është përfunduar edhe ndriçimi e trotuari i rrugës “Enver Miftari” me një gjatësi rreth 1 kilometër.

Kryetari Hyseni tha se ndriçimi publik ishte elementi i fundit që i mungonte rrugës “Enver Miftari”.

EkoHigjiena

“Me infrastrukturë moderne, hapësirat publike dhe siguria e lëvizjes tani janë në nivelin më të lartë’, tha Alban Hyseni.  /2LONLINE/