DYLON

Hyseni: Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe kërkesës për drejtësi

Hyseni: Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe kërkesës për drejtësi
Avatar photo Redaksia

“Bashkë me një pjesë të komisionit komunal për dokumentimin e krimeve të luftës, pritëm në takim, z. Atdhe Hetemin nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë“, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai tha se dorëzuan përmbledhjen e punës së gjatë të komisionit komunal. Ndërkohë, do të përgatisin edhe dokumentacionin e plotë që të dorëzohet në IKKL.

EkoHigjiena

“Dokumentimi i krimeve të luftës është një detyrim ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”, ka thënë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/