DYLON

Rajonit i Gjilanit: Aktivitete javore në trafikun rrugor

Rajonit i Gjilanit: Aktivitete javore në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 23.08.2024 – 29.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një (1671) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

• Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

• Hetim i njëzetë (20) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

• Hetim i një (1) aksidenti me fatalitet,

• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (23) ngasës,

• Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba ndaj këmbësorëve në kuadër të projektit ‘’Siguria e këmbësorëve’’.

• Shqiptuar njëzet (20) gjoba ndaj ngasësve të automjeteve për mos respektim të ligjit për rregullat në trafikun rrugor në raport me këmbësorët.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, me theks të veçantë atyre me fatalitet, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, në veçanti kërkon nga këmbësorët që kur jeni në rrugë:

• Bëhuni të dukshëm!

• Respektoni semaforin dhe shenjat e trafikut!

• Shikoni majtas, shikoni djathtas pastaj kaloni!

• Mos përdorni telefonin, kufje në vesh aspo pajisje të ngjashme kur truponi rrugën!

• Shfrytëzoni ç’do herë vendkalimet e shënjuara për këmbësorë dhe ecni në trotuare!

• Në rrugë pa trotuare ecni në anën e majtë!

• Kujdesi shpëton jetë!