DYLON

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese për Femra

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese për Femra
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën Korrektuese për Femra, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda institucionit.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar një përpjekje për të futur një telefon në mënyrë të kamufluar përmes rrobave të sjella nga vizitori, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

EkoHigjiena

Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar. Për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve, thuhet në njofitm. /2LONLINE/