DYLON

Dëmtohet objekti i SHFMU “Rexhep Mala” në Topanicë si pasojë e zjarrit

Dëmtohet objekti i SHFMU “Rexhep Mala” në Topanicë si pasojë e zjarrit
Avatar photo Redaksia

Sot përgjatë ditës është ndezur zjarr në depon e druve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Rexhep Mala” në Topanicë të Kamenicës.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar depoja e druve si dhe pjesa e fasadimit të jashtëm të objektit të shkollës.

EkoHigjiena

Zjarri në këtë shkollë është lokalizuar dhe fikur nga zjarrfikësit, dhe ende nuk dihet se çka saktësisht ka ndodhur.

Dëmet e bëra vijnë gjatë periudhës kur objekti i kësaj shkolle po rinovohet nga brenda. /2LONLINE/