DYLON

Presidentja Osmani: Shtetet e Bashkuara, përmes kontributit të jashtëzakonshëm të USAID-it, vazhdojnë të jenë krah nesh

Presidentja Osmani: Shtetet e Bashkuara, përmes kontributit të jashtëzakonshëm të USAID-it, vazhdojnë të jenë krah nesh
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar sot amandamentin e Marrëveshjes për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara, në shumë shtesë prej 34.5 milion dollarësh.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

EkoHigjiena

Kisha nderin që sot ta nënshkruaj amandamentin e Marrëveshjes për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara, në shumë shtesë prej 34.5 milion dollarësh.

Kjo marrëveshje, e cila arrinë shumën totale prej 142.6 milion dollarësh, është rikonfirmim i vizionit tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Mirënjohës që në të gjitha këto përpjekje, Shtetet e Bashkuara, përmes kontributit të jashtëzakonshëm të USAID-it, vazhdojnë të jenë krah nesh. /2LONLINE/