DYLON

Kryetari Hyseni: Zero tolerancë ndaj ndotjes së mjedisit

Kryetari Hyseni: Zero tolerancë ndaj ndotjes së mjedisit
Avatar photo Redaksia

Pas raportimit të banorëve të përgjegjshëm për ndotje të mjedisit në fshatin Cërnicë, nga Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Gjilanit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Inspektorët kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurove ndaj personit i cili e ka dëmtuar dhe ndotë mjedisin.

EkoHigjiena

Po ashtu e kanë obliguar atë që ta kthej në gjendjen të mëparshme.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se do të ketë zero tolerancë ndaj ndotjes së mjedisit

Hyseni tregoi për dënimin prej 500 euro gjobë dhe detyrim për largimin e mbeturinave.

“I bëj thirrje qytetarëve për bashkëpunim. Ju lutem raportoni rastet e tilla”, tha kryetari Hyseni.

Edhe drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, i fton të gjithë të raportojnë çdo ndotje apo dëmtim të mjedisit, pasiqë është e vetmja mundësi që ta zhdukim këtë dukuri të shëmtuar.  /2LONLINE/