DYLON

Në Kamenicë mbahet turneu i shahut, aktivitet përmbyllës i Festivalit “Kamenica Summer Fest”

Në Kamenicë mbahet turneu i shahut, aktivitet përmbyllës i Festivalit “Kamenica Summer Fest”
Avatar photo Redaksia

Në Amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë u mbajt turneu i shahut, aktivitet ky në kuadër të aktiviteteve të festivalit “Kamenica Summer Fest”.

Turneu u organizua nga Klubi i Shahut ‘Dardana’  dhe zgjoi interesim  të madh pasi në të morën pjesë  63 shahistë.

EkoHigjiena

E ndonëse ishte një lojë tejet e mirë, në fund u shpallën edhe fituesit ku tri vendet e para i morën këta shahist:

1. Nderim Saraçi

2. Bardh Avdiu

3. Endrit Uruçi

Ndërsa edhe dy tituj të tjerë u dhanë për këta shahist:

Shahisti i Diasporës: Enver Sadrija

Shahisti më i mirë i Kamenicës: Mevlud Kryeziu.

Me këtë aktivitet është përmbyllur festivali ‘Kamenica Summer Fest’. /2LONLINE/