DYLON

Hidromorava: Vjedhja e shërbimeve të ujësjellësit është vepër penale

Hidromorava: Vjedhja e shërbimeve të ujësjellësit është vepër penale
Avatar photo Redaksia

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan 

Vjedhja e shërbimeve të ujësjellësit është vepër penale

EkoHigjiena

Gjatë inspektimit në fshatin Pasjan, ekipet tona kontrolluese kanë hasur në konsumatorë të pandërgjegjshëm që keqpërdorin shërbimet e ujësjellësit.

Të gjitha rastet e keqpërdorimit, si:

Lidhje ilegale,

Largim i ujëmatësit pa lejen e Ofruesit të Shërbimeve, etj

do të trajtohen sipas LIGJI Nr. 05/L -042, PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT dhe KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

Vjedhja e ujit përveç që është vepër penale, është edhe jo humane pasi privon të tjerët nga e drejta universale e njeriut për qasje në ujë të pijes. /2LONLINE/