DYLON

Në QKMF-në ”Dr. Nagip Rexhepi”, ka filluar shënimi i Javës së Gjidhënies

Në QKMF-në ”Dr. Nagip Rexhepi”, ka filluar shënimi i Javës së Gjidhënies
Avatar photo Redaksia

Nga: Dr.Ramize Ibrahimi koordinatore e cilësisë

Sot në QKMF ”Dr. Nagip Rexhepi” Gjilan, kemi  filluar shënimin e Javës së Gjidhënies,  e cila këtë vitë mban moton “Ta mbështesim gjidhënien .

EkoHigjiena

Sot këtij aktiviteti iu kanë bashkuar disa  qytetare, të cilat morën këshilla rreth të ushqyerit me qumësht gjiri.

QKMF në Gjilan fton të gjitha gratë shtatzëna dhe ato të interesuara të bashkohen në këtë aktivitet, i cili do të realizohet deri me 07.08.2024.

Të interesuarat këshillat mund t’i marrin nga infermieret/ mamitë tona prej orës 08:00-14:00, në shërbimin QKMF- Gjilan.

 Me rëndësi është se:

✅ Gjidhënia duhet të jetë eksuzive 6 muajt e parë të jetës së foshnjes

✅Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për foshnjat

✅Është i sigurt, i pastër dhe përmban antitrupa që ndihmojnë në mbrojtjen kundër shumë sëmundjeve të zakonshme të fëmijërisë

✅Qumështi i gjirit u jep foshnjave të gjitha lëndët ushqyese që u nevojiten për zhvillim të shëndetshëm