DYLON

Komuna e Kamenicës: Turniri tradicional “Rogana 2024”, theu rekord të shikueshmërisë e pjesëmarrjes

Komuna e Kamenicës: Turniri tradicional “Rogana 2024”, theu rekord të shikueshmërisë e pjesëmarrjes
Avatar photo Redaksia

‘Fshati Roganë për 24 ditë radhazi u rrethua nga tifozë e adhurues të futbollit të cilët shtoheshin çdo ditë e më shumë nga të gjitha komunat. Mes gëzimit e zhgënjimit, ekipet konkurruese e kthyen çdo ndeshje në një spektakël të veçantë ku nuk munguan atmosfera, energjia dhe golat e bukur’, thuhet në komunikatën e Komunës së Kamenicës.

Ky eveniment sportiv që dha aq shumë emocione jo vetëm që promovoi talentin lokal, por ishte edhe nikoqire e pjesëmarrjes së ekipeve të ndryshme nga vende të tjera duke e bërë këtë turnir edhe më madhështor për nga cilësia, organizimi e rezultati final.

EkoHigjiena

Me ekipe të jashtëzakonshme, lojtarë super të talentuar e me tifozë të cilët kënduan, duartrokitën e brohoritën pa u ndalur, përfundoi futbolli tradicional ‘’Rogana 2024’’ me ekipin fitues nga Lipjani, thuhet tutje në komunikatë.

Duke falënderuar secilin ekip e lojtar që ka dëshmuar talentin dhe dashurinë që ka për këtë sport, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka shpërblyer më të mirët me trofe e medalje. /2LONLINE/