DYLON

FC Drita kualifikohet në rrethin e tretë të Konferencë Ligës

FC Drita kualifikohet në rrethin e tretë të Konferencë Ligës
Avatar photo Redaksia

Skuadra gjilanase e futbollit, FC Drita, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit,  duke e mundur skuadrën islandeze Breidablik me rezultat minimal 1 me 0. Kujtojmë se Drita kishte shënuar fitore edhe në Islandë, me rezultat 2 me 1 (realizues për skuadrën gjilanase ishin, Arb Manaj dhe Veton Tusha)

Në ndeshjen e kthimit që u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Drita  triumfoi sërish me golin e shënuar nga Kastriot Selmani në minutën e 66-të të takimit.

EkoHigjiena

Me këtë fitore skuadra bardh e kaltër nga Gjilani vazhdon rrugëtimin e saj në rrethin e tretë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.  /2LONLINE/