DYLON

SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin me Sallah Sherifin

SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin me Sallah Sherifin
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me Sallah Sherifin, i cili ka ushtruar funksionin e drejtorit sportiv në edicionin e fundit 2023/24.

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet klubit dhe Sallah Sherifit në detyrën e drejtori sportiv ka skaduar me t’u mbyllur edicioni 2023/24.

EkoHigjiena

“Sherifi është njoftuar që dyert e klubit mbeten të hapura gjithmonë për të, duke nderuar dhe respektuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Kujtojmë që Sherifi edhe më parë ka ushtruar funksionin e drejtori sportiv në klub dhe gjithashtu ka qenë pjesë e shtabit teknik, si kryetrajner dhe asistent i parë.

“Të gjithë në SC Gjilani e falenderojnë Sallah Sherifin për kontributin e dhënë ndër vite dhe gjithashtu i rikujtojnë që dera e klubit mbetet gjithmonë e hapur për të”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/