DYLON

Viti: Kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës “Hoxhë Jonuzi” dhe “Muhamet Muharremi” 

Viti: Kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës “Hoxhë Jonuzi” dhe “Muhamet Muharremi” 
Avatar photo Redaksia

Në qytetin e Vitisë, kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës “Hoxhë Jonuzi” dhe “Muhamet Muharremi”.

Me këtë rast punimet i ka vizituar i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

EkoHigjiena

Krahas këtyre punimeve brenda qytetit janë duke u vazhduar edhe punimet e sheshit nga qendra e qytetit tek posta.

Gjithashtu në Viti, po bëhet edhe finalizimi i projektit me kalldrëm përgjatë lumit “Morava e Binçës”.

Me përfundimin e këtyre punimeve po bëhet rivitalizimi dhe zgjerimi i tërësishëm i rrugës nga QKMF-ja deri në hyrje të fshatit Drobesh.

Përndryshe ky projekt është financuar me mjetet financiare që komuna e Vitisë, ka përfituar në kuadër të grantit të performancës.  /2LONLINE/