DYLON

Shqiptohen 49 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni 28 prej tyre

Shqiptohen 49 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni 28 prej tyre
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 19.07.2024 – 15.07.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë (1760) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i dyzet e pesë (45) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
    • Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë (30) ngasës,
    • Shqiptuar dyzet e nëntë (49) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni njëzet e tetë (28) prej tyre.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. /2LONLINE/