DYLON

Përfundojnë garat sportive në Badminton

Përfundojnë garat sportive në Badminton
Avatar photo Redaksia

Platoja e amfiteatrit të qytetit në Kamenicë ishte e mbushur me lojtarë e tifozë të lojës së badmintonit.

Një lojë e jashtëzakonshme me lojtarë tejet konkurrues tërhoqi një numër të madh të pjesëmarrësve duke i shtuar emocione dhe entuziazëm këtij aktiviteti.

EkoHigjiena

“Një energji e pa përshkruar mbizotëroi gjatë gjithë lojës ku në fund, fituesit u shoqëruan me duartrokitje dhe u shpërblyen me mirënjohje”, bënë të ditur zyra për informim e Komunës së Kamenicës.

Të parët e kësaj loje u shpallën:

Vajzat fituese

1. Suela Keka

2. Dhurata Morina

3. Erona Morina

Djemtë fitues

1. Bardh Guda

2. Ertol Lenjani

3. Dionis Morina

Kjo ngjarje u përmbyll me kujtime të bukura duke i inkurajuar më shumë njerëzit të merren me këtë sport.  /2LONLINE/