DYLON

Asgjë nuk ndodhë krejt rastësisht!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Venhar BAJRAMI

(2L ONLINE) – Asgjë në këtë botë nuk ndodhë rastësisht. Të gjitha gjërat që ndodhin kanë një arsye ose siç thuhet në popullore “bohet diçka sebep” pse ndodhin, si ndodhin dhe kur ndodhin. Dhe duke patur parasysh këtë gjë, ne shumë lehtë mund t’i vijmë në përfundim shumë gjërave që kanë ndodhur në Kosovë që nga zgjedhjet e fundit parlamentare e deri më sot.

EkoHigjiena

LAN-VV ishte grupimi që i erdhi PDK-së si një bumerang paszgjedhor në kohën kur ajo kishte fituar zgjedhjet parlamentare por, jo edhe numrat e mjaftueshëm për të krijuar qeverinë. Dhe, thënë të drejtën, ishte koalicioni që u mirëprit shumë nga qytetarët, duke patur parasysh se tani e tutje do të mbillej një kulturë e re politike, si në shtetet e civilizuara ku për pushtet luftojnë dy parti të krahëve të kundërt (p.sh. SHBA, demokratët dhe republikanët). Ky bllok nuk ishte rastësi, por ishte një grupim i “shpresës së mire” për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur qytetarit.

Dhe, kur askush nuk e priste, të paktën jo ne keëtë kohë të “allashvereshit” politik, ndodhë skandali i korrupsionit në EULEX. Pse bash tani, prokurorja e Eulexit Maria Bamieh beri të ditur për tërë publikun se në EULEX ka korrupsion në nivelet me të larta deri tek kryeprokurori. Në një prononcim në rrjetin social facebook, deputetja e LDK-së Vjosa Osmani tha që “në PDK nuk janë ministrat që udhëheqin por nëntoka dhe krimi”, që do të thotë se ministrat janë vetëm kukulla që marrin pagat e ministrit, asgjë më shumë. Ndalemi pak te nëntoka dhe krimi. Si u korruptuan këta prokurore ndërkombëtarë. Ku gjeten hapësirë juridike për të bërë këtë gjë, pse nuk reagoi qeveria kur për këtë punë dinin familjarët e të burgosurve, avokatet mbrojtës si soji i Azem Vllasit e shumë të tjerë.

Dhe nga gjithë këto pyetje, vetvetiu vjen përgjigjja: ndoshta kjo ishte arsyeja pse asnjëherë nuk u hetuan dhe nuk u arrestuan “peshqit e mëdhenj”. A e bleu me para te majme apo ishte edhe Maria Bamieh e korruptuar, a u pasurua apo u shantazhua nga nëntoka dhe krimi i udhëhequr në PDK për të shantazhuar bashkimin evropian.

Mos ndoshta SHIK-u ka informacione edhe më të mëdha në lidhje me të bëmat e bashkimit evropian dhe ky ishte një trik për të frikësuar ata që e donin PDK jashtë pushtetit në Kosovë, edhe sa ndërkombëtarë janë të përfshirë në afera të tilla, kur e dimë fort mirë se pas formimit të bllokut dhe pas bashkëngjitjes edhe të VV-së në këtë koalicion, bashkësia ndërkombëtare zbuti qëndrimet rreth përfshirjes së VV-së në bashkëqeverisje ndërsa pas skandalit në EULEX, shumica e përfaqësive diplomatike heshtën rreth ndodhive politike në Kosovë, gjë të cilën nuk e kanë bërë herëve tjera. Kujtojmë marrëveshjen për presidentin në zarf.

Nga e gjithë kjo, vijmë në përfundim se në Kosovë, nuk janë të vetmit vendasit që vjedhin. Vijmë në përfundim se SHIK ende është aktiv dhe më i fortë se kurrë më parë, se ata mund të shantazhojnë edhe bashkësinë ndërkombëtare me të bëmat e tyre, vijmë në përfundim se koalicioni PDK-LDK nuk është me i miri për Kosovën por se është i imponuar nga nëntoka.

Vijmë në përfundim se PDK ka filluar të humbas elektoratin e saj me të këqijat që ia ka bërë vendit, se LDK nga një parti që premtoi ndryshime dhe shtoi numrin e votuesve për një arsye të vetme: largimin nga pushteti te PDK, bëri vetëvrasje kolektive duke u futur nën kthetrat e Hashim Thaçit vetëm e vetëm për të përmbushur kërkesat egoiste të një grupi njerëzish të etur për pushtet.

AAK e cila me këmbëngulje kërkoi postin e kryeministrit të premtuar me marrëveshje, me këtë kokëfortësi që tregoi para kërkesës së LDK për ridizajnim, vështirë se do të kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme, duke ditur se në zgjedhjet e fundit lokale humbi dy komuna me të cilat qeveriste shumë vite.

Dhe, nga i gjithë ky “maskarallek”, pa u lagur doli vetëm VV, e cila nuk kërkoi asgjë nga pushteti bashkëqeverisës vetëm të udhëheqë negociatat me Serbinë, pikë kjo shumë e ndjeshme për shqiptarët dhe si duket qëlloi në shenjë kësaj here, duke u distancuar nga të tri partitë politike. Dhe kjo nënkupton se asgjë nuk ndodhë krejt rastësisht, sidomos në Kosovë. /2L ONLINE/