DYLON

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Sami Selmani

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Sami Selmani
Avatar photo Redaksia

Me rastin e pensionimit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, kanë pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Sami Selmani, i cili ka kontribuar gati 40 vite në fushën e arsimit.

Me këtë rast, kryetari Haliti e ka çmuar lart kontributin e tij në arsim ndër vite në edukimin e gjeneratave të reja.

EkoHigjiena

Haliti tha se pos kontributit të tij në arsim ai ishte edhe një veprimtarë i dalluar për shtet formim dhe shtet ndërtim.

Prandaj kryetari I Vitisë, në shenjë falënderimi për punën, vullnetin dhe përkushtimin e tij në arsim, e ka nderuar z. Selmanin me një mirënjohje.   /2LONLINE/