DYLON

Sulmuesi boshnjak do jetë lojtar i “kuqebardhëve” me të drejta të plota

Sulmuesi boshnjak do jetë lojtar i “kuqebardhëve” me të drejta të plota
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani bënë të ditur për arritjen e marrëveshjes me Football Club Struga për transferimin e futbollistit, Senad Jarovic.

Sulmuesi boshnjak do jetë anëtar i ‘kuqebardhëve’ me të drejta të plota dhe ‘firma’ e tij do të vlejë për dy vitet e ardhshme.

EkoHigjiena

26-vjeçari ishte bashkuar me Gjilanin në afatin kalimtar të janarit vetëm si futbollist i huazuar nga FC Struga, ndërkohë që pas arritjes së marrëveshjes me kampionët e Maqedonisë së Veriut, ai tashmë e ka të vlefshëm kartonin e plotë për transferim.

Jarovic i është bashkuar menjëherë ekipit në fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, ndërkohë që prezantimi tij do të bëhet pas rikthimit në Gjilan, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.  /2LONLINE/