DYLON

Kryetari i Gjilanit dhe zëvendësministrja e Sportit bisedojnë për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030

Kryetari i Gjilanit dhe zëvendësministrja e Sportit bisedojnë për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare 2030
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim zëvendësministren e Kulturës, Rinisë e Sportit Daulina Osmani.

Tema të bisedës ishin sfidat e ndryshme për kulturën, rininë e sportin, posaçërisht përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030.

EkoHigjiena

“Kisha nderin të pres për takim zëvendës ministren e MKRS-ës Daulina Osmani”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, tregoi se bashkëbiseduan për projektet e përbashkëta dhe detyrat që kanë përpara, si përgatitje për Lojërat Mesdhetare 2030.

“Bashkë me Qeverinë e Kosovës, po angazhohemi maksimalisht që të arrihen të gjitha objektivat”, tha kryetari Hyseni.  /2LONLINE/