DYLON

Rahimaj: Rinori, një nga përfituesit e grantit komunal

Rahimaj: Rinori, një nga përfituesit e grantit komunal
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me zyrtarin nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë Edon Dërmaku kanë vizituar pikën grumbulluese të Rinorit, që I pari i komunës e ka vlerësuar si një djalë ambicioz e me vizion në fushën e të bërit biznes.

“Përpos pikës grumbulluese tek e cila vazhdon puna, Rinori ndau me ne edhe idetë e tij për zgjerimin e këtij biznesi”-ka thënë Rahimaj.

EkoHigjiena

Ai ka shtuar gjithashtu se makina klasifikuese e përfituar në kuadër të grantit komunal, do të shtojë kapacitetin dhe vende të reja pune.

I pari i Kamenicës është shprehur i lumtur që mbështetja tek bizneset po jep rezultate të qarta.  /2LONLINE/