DYLON

Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Gjilan dhe hetues rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 14.07.2024 kanë arrestuar T.K. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar).

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tri (3) vite për veprën penale ‘’Dhunim’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

EkoHigjiena

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /2LONLINE/