DYLON

Zbulimi i narkotikëve në Postën Doganore të Kosovës

Zbulimi i narkotikëve në Postën Doganore të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Më datë 10.07.2024, në ora 11:00, në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga SHBA , në një pako, është hasur në substancë narkotike Kanabis sativa me peshë neto 1 kg.

Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike.

EkoHigjiena

Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili eshte ndaluar, njofton Dogana e Kosovës.  /2LONLINE/