DYLON

Iljasa Zulfiu është lojtari i Dritës

Iljasa Zulfiu është lojtari i Dritës
Avatar photo Redaksia

FC Drita njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut Iljasa Zulfiu 26 vjeç i cili është nga Lugina e Preshevës.

Zulfiu vjen nga kampionati i Kazakistanit ku ishte pjesë e ekipit të Zhenis Astana, thuhet në njoftimin zyrtar të Dritës.

EkoHigjiena

Zulfiu para se të transferohej në Zhenis Astana ishte pjesë e Superligës së Kosovës me ekipe si Dukagjini, Malisheva dhe Flamurtari gjithashtu ishte edhe pjesë e ekipit të Laçit në superioren shqiptare.

Iljasai ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe do të jetë pjesë e klubit deri 2027.

“Mirë se vjen Iljasa, djali i Luginës”, thuhet në njoftimin e FC Dritës. /2LONLINE/