DYLON

Gjendet e vdekur e moshuara që u raportua e zhdukur

Gjendet e vdekur e moshuara që u raportua e zhdukur
Avatar photo Redaksia

Është gjetur pa shenja jete gruaja e cila rezultonte e zhdukur. Kjo është konfirmuar edhe nga Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Zëdhënësi Hashani ka thënë se viktima është e moshës rreth 82-vjeçare.

EkoHigjiena

“Mund të konfirmoj se është gjetur pa shenja jete një grua e moshuar rreth 82 vjeçare, që dje ishte paraqit nga familjarët e humbur. Prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë”, tha ai.

Ndryshe, policia konfirmoi sot se gruaja ishte zhdukur nga dita e enjte.

“Fsh. Doberqan, Gjilan 04.07.2024-00:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjyshja e tij, viktima femër kosovare (me probleme mendore) gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, ka njoftuar policia më herët.  /2LONLINE/