DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për mirëmbajtjen e hapësirave publike me NPL “Dardana”

Nënshkruhet marrëveshja për mirëmbajtjen e hapësirave publike me NPL “Dardana”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshjen me bordin e Ndërmarrjes Publike “Dardana” Sh.A Kamenicë.

I pari i komunës ka thënë se kjo marrëveshje përmban mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe menaxhimin e litarit rrëshqitës.

EkoHigjiena

“Komuna e Kamenicës nënshkruan marrëveshjen e parë me Ndërmarrjen Publike “Dardana”. Qëllimi i marrëveshjes së nënshkruar është mirëmbajtja e hapësirave publike dhe menaxhimi i litarit rrëshqitës. Falënderoj Bordin për angazhimin. Në këtë nënshkrim marrëveshjeje na mungoi anëtarja Shkurte Kastrati, por përfaqësuan Vehap Zuka, Jetulla Sylaj, Donjeta Morina e Kryeshefi Rinor Rrudhani”, ka thënë Kryetari Rahimaj.  /2LONLINE/