Deputetët e Anamoravës të jenë unik për investime dhe përfaqësim në ekzekutiv
(2L ONLINE) – Sipas rezultateve zyrtare nga zgjedhjet e 8 qershorit, Anamorava do të përfaqësohet me dhjetë deputet pa llogaritur deputetë të minoriteteve nga ky Rajon. Kërkojmë dhe presim që këto deputetë të lënë me një anë inatet dhe përkatësit partiake dhe që përfundimisht në legjislaturën e pestë të Parlamentit të Kosovës vërtet të jenë zëri dhe të përfaqësojnë njëmendë Rajonin e Anamoravës i cili është lënë pas dore.
Këta deputet të formojnë një grup jo formal të deputetëve nga Anamorava. Bashkërisht jo vetëm në seanca parlamentare të Parlamentit por edhe në instanca tjera si Komisione Parlamentare duhet të na përfaqësojnë dhe të ndikojnë në investim. Sot Gjilani dhe Anamorava asnjë rrugë nuk e ka si rajonet tjera të Kosovës. Të shkosh prej Gjilanit deri në Prishtinë edhe pse distanca është 45 km, na duhen më tepër se një orë. Nuk është më mirë as për në Ferizaj. Mos të flasim si të arrihet prej Kamenice, Bujanoci e Presheve.
Investimi në Anamoravë njëkohësisht është përkrahje dhe investim në trekëndëshin kufitarë Gjilan –Preshevë – Kumanovë. Nga ky rajon duhet të ketë përfaqësim në dikastere të ministrive. Anamorava ka mbetur e anashkaluar në investime dhe në kuadro. Ky trekëndësh rajonal është duke pësuar humbje kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm dhe çështje tjera siç është lidhja me nyjën e rrugës së kombit për në detin Adriatik Shqiptar .
Ne, Gjilani ballafaqohemi me moçalin e ujërave të zeza dhe Lumin Mirusha i cili për një dekadë e gjysmë nuk është përfunduar. Universiteti publik i Gjilanit në vend që të hapet i pari pas Universitetit publik të Prishtinës ka filluar së punuari i fundit. Ne kemi rrugë të rendit të tretë dhe katër në mes qendrave Komunale të Anamoravës dhe trekëndëshit kufitarë e mos të flasim për përfaqësime në nivele qendrore
/Refik HASANI/
