DYLON

Diskutohet statuti i Ansamblit Profesionist të Këngëve dhe Valleve Popullore të Gjilanit

Diskutohet statuti i Ansamblit Profesionist të Këngëve dhe Valleve Popullore të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur dëgjimi publik për statutin e Ansamblit Profesionist të Këngëve dhe Valleve Popullore të qytetit të Gjilanit.

Profesionistë tê kësaj lëmie dhanë sugjerimet e tyre dhe mirëpritën themelimin e ansamblit.

EkoHigjiena

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri, tha se me këtë statut, përcaktohet statusi juridik i Ansamblit Profesionist të Këngëve dhe Valleve Popullore të qytetit të Gjilanit.

Sipas tij, po ashtu me këtë rregullohet themelimi, veprimtaria, natyra e punës, mënyra e financimit, misioni, aktiviteti, konstituimi dhe funksionimi i organeve drejtuese.

Po ashtu edhe mënyra e zgjedhjes së tyre, detyrat, vendimmarrja dhe përgjegjësitë e Këshillit Drejtues dhe drejtorit të Ansamblit Profesionist si dhe mënyra e financimit.

“Themelimi i ansamblit, ishte edhe premtim i kryetarit Alban Hyseni, i cili po bëhet realitet”, tha Kushtrim Zeqiri.

Pas kësaj faze, statuti pritet të kaloj edhe nëpër filtrat e tjerë si: Komiteti për Kulturë, Rini e Sport dhe Komiteti për Politikë dhe Financa, pastaj në miratim në Kuvendin Komunal. /2LONLINE/