DYLON

Rahimaj: Cacttus Education, partner zyrtar për Parkun Teknologjik

Rahimaj: Cacttus Education, partner zyrtar për Parkun Teknologjik
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen me Cacttus Education për projektin “Parku Teknologjik”.

Kryetari Rahimaj së bashku me znj.Vildane Kelmendi e cila është drejtoreshë ekzekutive në ketë institucion, janë zotuar se nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të ofrohet ekspertiza shumëvjeçare e Cacttus Education në ofrimin e trajnimeve profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe komunikimit.

EkoHigjiena

“Cacttus Education përgjatë menaxhimit të Parkut Teknologjik, është zotuar gjithashtu edhe për ofrimin e bursave për edukim të vazhdueshëm për përfituesit e përzgjedhur”-ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ai ka shtuar gjithashtu se ky është një premtim tjetër i cili po merr formë, sepse të rinjtë kamenicas meritojnë kushtet dhe mundësitë më të mira të aftësimit profesional. /2LONLINE/